Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar përvjetorin e 22 të Marrëveshjes së Kumanovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkroi se 9 Qershori i vitit 1999 i dha vulë tërheqjes përfundimtare të ushtrisë e policisë sërbe, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Pas mbi tetë dekadave okupim, mbi pesëmbëdhjetë muajve luftë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar 22 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë e paramilitarëve serb, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë.
Lufta Çlirimtare e Kosovës, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj, të gjitha shtetet demokratike, të prira nga aleanca ushtarake NATO, e cila për tre muaj rresht bombardoi Jugosllavinë, shtetin e fundit fashist në Evropë.
Kosova është projekt i përpjekjeve historike që kulmuan me luftën e UÇK-së, ndërsa ishte gjaku i dëshmorëve dhe aleatët ndërkombëtar në krye me ShBA-të që sollën çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë. Sot, ajo promovon stabilitetin dhe është faktor sigurie në rajon, me aspirata që të bëhet pjesë e familjes së NATO-s.
RH
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/