Lajme

Haradinaj: Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe

02/28/2025 12:10
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të vitit 1998.

Haradinaj tha se ‘Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe’

“Në fund të shkurtit 1998, të tronditura nga humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe reaguan me hakmarrje barbare, duke vrarë gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm.Kjo masakër, e kryer nga policia dhe ushtria serbe, shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Përulemi me nderim para sakrificës së martirëve që jetën ia falën atdheut. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot dhe përgjithmonë” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Likoshani dhe Qirezi u bënë dëshmitarë të një prej akteve më të tmerrshme të makinerisë shtypëse serbe.

Në fund të shkurtit 1998, të tronditura nga humbjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat serbe reaguan me hakmarrje barbare, duke vrarë gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm.

Kjo masakër, e kryer nga policia dhe ushtria serbe, shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

Përulemi me nderim para sakrificës së martirëve që jetën ia falën atdheut. Bashkëndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot dhe përgjithmonë!