Lajme

Haradinaj: Liderët institucionalë po bëjnë të njëjtin gabim si pas sulmit në Banjskë, s’po shtyjnë përpara procese

12/02/2024 22:12
nga:G B

Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se pas sulmit të Banjskës, liderët e shtetit nuk e shfrytëzuan situatën për të përfituar Kosova dhe përfunduan me sanksione, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se njësoj po vazhdojnë me gabimin e njëjtë edhe pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc duke u munduar ta bindim botën që Serbia është fajtore dhe jo t’i shtyjmë përpara proceset tona.

Postimi i saj i plotë:

Pas agresionit të Banjskës, liderët institucionalë merreshin më shumë me lobim për sanksionim të Serbisë, sesa të shfrytëzonin situatën për të përfituar diçka Kosova. Përfunduam pa asnjë përfitim, dhe të sanksionuar.

Pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, po vazhdojmë gabimin e njejtë duke u munduar t’a bindim botën se Serbia është fajtorja (thuajse nuk e dinë), e jo duke u munduar t’i shtyjmë përpara proceset tona të rëndësishme si funksionalizimi i pikave kufitare me Serbi (IBM) dhe kërkesa për protokoll të ri sigurie në veri (FSK/NATO).