Lajme

Haradinaj-Kurtit: Zbrit në tokë o Kryeministër, mos i blloko qytetarët në shtëpi!

01/27/2022 11:06
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një opinion të OBSH-së, ku thuhet se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e Omicron.

Ai ka kritikuar Qeverinë për masat e reja dhe ka thënë se Qeveria Kurti po i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër” shkruan Haradinaj në reagimin e tij në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: