Lajme

Haradinaj-Kurtit: Mos e fyej Policinë, ata nuk u dorëzuan me 24 shtator para terroristëve serbë, siç u dorëzove ti ndaj regjimit serb gjatë luftës

12/04/2023 16:53
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti dikur i ishte dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që ai sot i fyen, nuk janë dorëzuar me 24 shtator, por kanë luftuar duke i mposhtur terroristët e Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Kurti që mos ta fyejë Policinë, pasi e dinë kush është ai dhe duhet plotësuar kushtet.

Postimi i tij i plotë:

Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponsorizuar nga Serbia.

Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet!