Lajme

Haradinaj: Kurtit i mjafton që t’i ketë jarana, si Ridvan Muharremin, që t’i angazhojë në operacione që prekin sigurinë kombëtare

08/21/2023 10:29
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të drejtësisë të shtetit të vet, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që janë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin.

Haradinaj ka thënë se këtë alarm e ka ngritur para një viti dhe tani gjërat po dalin në shesh.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel. Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin.

Këto janë ato lidhjet e shkurtra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë, për të cilat e kam pas ngritur alarmin këtu e një vit më parë, lidhje këto të cilat po dalin në shesh përditë e më shumë.