Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti shkon dhe negocion për çështjen e energjisë elektrike me vendet armike të Kosovës.
Madje, ai teksa nuk përmendi emrat e këtyre shteteve, u shpreh se shefi i qeverisë shkon personalisht për ta kryer këtë çështje.
Ndërsa temë diskutimi ishte se si do të përballen qytetarët e Kosovës gjatë kohës së dimrit, ish-kryeministri tregoi për skandalin e KEK-ut, ku Lëvizja Vetëvendosje kishte punësuar dhjetëra militantë në këtë ndërmarrje.
“LVV-ja i ka dërguar militantët e vet për korrupsion në KEK. Nga kjo, kam parë amnisti, i falin të vet dhe nuk i bëjnë kontroll në bazë të hierarkisë në KEK. Një kryeministër që ka frikë se populli i vet do ta ketë vështirë përballjen e dimrit, shkon deri te vendet armike e negocion personalisht mundësinë e daljes nga kriza, e lëre më me shku te vendet mike, në Shqipëri”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
Mes tjerash, ai tha se njerëzit e pushtetit e frikësojnë kur vjen çështja tek energjia.
“Këta m’i shtin ethet kur vjen çështja tek energjia”, shtoi ai.


