Lajme

Haradinaj: Kurti po të ishte në vijë me SHBA, do shkonte më shpesh atje e jo Daçiqi

02/08/2023 21:43
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar shpër kryeministrin Albin Kurti, lidhur me siç thotë ai dobësimin e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj u shpreh në Rubikon se një gjë të tillë e dëshmon ‘ngrirja’ e qeveritarëve për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kryeministri Kurti, po të ishte në vijë me ta, do të ishte shku më shpesh në SHBA, apo qeveria e tij, e jo Daçiqi”.

”Veprimet e Kurtit nuk janë strategjike, asnjëra prej tyre. Negocimi për targat me amerikanët, Kurti ka pasë mundësi me iu thanë amerikanëve: nëse vi unë me këtë plan që po ma jepni, që po e pëlqej shumë, cilat garanca janë për asociacionin?”.

”Mos të harrojmë Kurti aftësinë që me e praptësu gjërat, e ka dobësuar me pozicionin e vet, ky është veç i qortuar, dhe si qeveri është e ngrirë, nuk është kjo mënyra si ti e forcon pozicionin tonë me amerikanët”.

”Edhe nëse e ka qëllimin me e dobësu asociacionin, e ka pasë mundësinë kur ia kanë kërku tabelat, me u ulë e me thanë: apo ma ndihmoni në çështjen e asociacionit”.