Lajme

Haradinaj: Kurti mashtroi se do të lirohet vaji, sheqeri, buka e rryma- Kosova u bë vend më i varfër me njerëz që ikin përditë

04/02/2024 22:51
nga:G C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë kryeministrin Albin Kurti mashtrues. Sipas tij, nën qeverisjen e Kurtit, Kosova u bë një vend i varfër e me njerëz që largohen përditë prej tij.

Ai thotë se gjuha e Kurtit është “gjuhë e mashtrimit” sepse sipas Haradinajt kryeministri i mashtroi qytetarët edhe para se të vinte në pushtet.

“Edhe atëherë i mashtronte qytetarët se sa do të lirohet vaji, sheqeri, buka, rryma e se si do të bënte çudi për mirëqenien e popullit, por nën qeverisjen e tij, Kosova u bë një vend i varfër e me njerëz që largohen përditë prej tij”, shkruan Haradinaj.

Ai thotë se çmimet e artikujve elementarë janë të papërballueshëm edhe për familjet që kanë 2 apo 3 të punësuar.

Postimi i tij i plotë: