Lajme

Haradinaj: Kurti e paska zbuluar ujin e nxehtë, e largoi Kosovën nga BE dhe NATO

07/07/2024 19:48
nga:G C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook thotë se Kurti vetë e ka larguar Kosovën nga BE dhe NATO, njëherit duke e quajtur “mashtrues”

“Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga NATO dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!

Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!”, shkruan Haradinaj.