Lajme

Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen me ba keq e më keq në Kosovë

07/19/2025 11:06
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për media para fillimit të seancës konstituive.

Haradinaj tha se varet nga Kurti duke e cilësuar si ‘mashtrues’ se çfarë do të ndodhë sot.

Por sipas tij vërehet se i njëjti (Kurti) e ka nda mendjen me ba keq e më keq në Kosovë.

“Për më shumë se çfarë do të ndodhë në seancë varet nga Kurti nga mashtruesi. Po verehet se ai e ka nda mendjen me ba keq e më keq në Kosovë” tha Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Ndërsa nuk dha një përgjigje sa i përket se a do ta votonte Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi.