Lajme

Haradinaj: Kurti duhet ta shkarkojë Bislimin dhe Rakiqin

03/30/2022 21:31
nga:Donika Fetahu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, duhet ta shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ai ka shtuar se krahas Rakiqit, Kurti duhet ta shkarkojë edhe Besnik Bislimin.

“Shkarkimi i një ministri duhet të vjen me një argumentim. Unë mendoj që edhe Besnik Bislimi duhet me u shkarku edhe Rakiqi, duhet me u shkarku edhe tjerët me radhë”, tha ai në Debat Plus.