Lajme

Haradinaj kundër masave të Qeverisë Kurti: Kjo qeveri po u bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve

01/21/2022 19:30
nga:Gazeta Blic

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër masave që sapo miratoi Qeveria e Kosovës me synim frenimin e pandemisë.

Ai po thotë se kjo është papërgjegjësi e Qeveria që duhet ta bartin qytetarët.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve, duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë”.

Haradinaj ka shkruar se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç, sipas tij, edhe është dëshmuar.

“Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”.

LAJMI I FUNDIT: Qeveria merr vendim, këto janë masat e reja anti-COVID