Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ideologun e diplomatin vizionar, Ukshin Hoti.
Haradinaj ka thënë se ai frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së.
“Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit të 20-të dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë. Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë”, ka thënë Haradinaj.