Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sulmin e dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari.
Në 28-vjetorin e këtij sulmi, ai ka vlerësuar se qëndresa e kësaj familje nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se ky sulm është një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë.
“22 janari 1998, për familjen Jashari nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me djemtë Ademin e Hamzën, me nipa e mbesa i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë. Qëndresa e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj.


