Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 557 vjetorin e vdekjes ka kujtuar heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Haradinaj po me këtë datë, kujton edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në 43 vjetorin e rënies së tyre, shkruan GazetaBlic
Ai shkruan se trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj, përfshirë edhe deputetin Smajl Hajdaraj të cilin e përkujtojmë sot në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta, gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë.
“Trashëgimia e këtyre burrave të mëdhenj, përfshirë edhe deputetin Smajl Hajdaraj të cilin e përkujtojmë sot në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta, gjendet e gjallë në çdo përpjekje tonën për një Kosovë më të mirë. Nga Skënderbeu që na mësoi forcën e bashkimit, e deri te dëshmorët që e vulosën me gjak këtë liri – të gjithë na lanë një mësim të pathyeshëm: bashkimi dhe sakrifica për atdhe janë rruga e vetme drejt përparimit kombëtar. Lavdi!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë: