Lajme

Haradinaj kujton Rugovën: Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë brenda vendit

12/02/2025 10:16
nga:Genita C

Ish-kryeministri Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Rugova me rastin e datës së lindjes së tij.

Haradinaj e ka quajtur Rugovën si bashkëpunëtor të ditëve të vështira.

“Me Presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit. Në ditëlindjen e tij kujtoj idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare. Urime ditëlindja, President” shkruan Haradinaj në Facebook.