Lajme

Haradinaj kujton protestat e Lëvizjes Studentore: Shpresat e shqiptarëve për liri nuk u shuan asnjëherë

10/01/2021 09:34
nga:M K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestat e Lëvizjes Studentore që ndodhën 24 vjet më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i AAK-së, tha se 1 tetori i vitit 1997, ‘na kujton guximin rinor për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, Luftën Çlirimtare.

“Shpresat e shqiptarëve për liri nuk u shuan asnjëherë. 1 tetori i vitit 1997, na kujton guximin rinor për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, Luftën Çlirimtare”, shkroi Haradinaj.