Ish-Kryeministri i vendit, ka përkujtuar nipin e tij Shqipdonin, 14 vjet pas ndarjes nga jeta.
Në një postim emocional në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se gjithçka është ndryshe në familjen Haradinaj pas ikjes së Shqipdonit.
“Shqipdon, sot e katërmbëdhjetë vjet, është gjithçka ndryshe, për Suzanën, për Luanin e për të gjithë ne” – ka shkruar Haradinaj duke shtuar se “Malli është i pashuar e kujtimi i përjetshëm!”.
Kujtojmë se i biri i Heroit të Kombit Shkelzen Haradinaj, Shqipdoni, ndërroi jetë në një aksident komunkacioni.
Heroi ka edhe një djalë, Luanin i cili sot është oficer në Ushtrinë e Kosovës.