Lajme

Haradinaj kujton masakrat në Likoshan dhe Qirez- Gjaku i heronjve dhe martirëve u bë dritë për lirinë që po vinte

02/28/2026 12:20
nga:Y I

Ramush Haradinaj ka kujtuar 28-vjetorin e masakrave të kryera në fshatrat Likoshan dhe Çirez.

Haradinaj tha se gjaku i heronjve dhe martirëve u bë dritë për lirinë që po vinte.

“Në fund të shkurtit të 1998, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë martirëve që pësuan nga hakmarrja e armikut edhe pse ishin të paarmatosur.Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte.Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: