Lajme

Haradinaj kujton Komandant Drinin: Ai zë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së

05/08/2024 16:54
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ekrem Rexhën-Komandant Drini, në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së.

“Sot në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Ekrem Rexhën – Komandant Drini, që me plot meritë, ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar po ashtu edhe ngjarjet e 8 marsit të 1999-së në fshatrat Kashicë, Staradran dhe Terstenik.

“8 maji na kthen në kujtesë vitin 1999, motrat dhe vëllezërit e fshatrave; Kashicë, Staradran dhe Terstenik, që me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i shtetit që e gëzojmë sot. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe ata do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë.

Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!”, është shprehur Haradinaj.