Lajme

Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur ra Luani

04/30/2024 11:53
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra.

Haradinaj ka thënë se në atë betejë ishte bashkë me Ilaz Kodrën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën e luftëtarë tjerë.

“Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. Në atë betejë, isha bashkë po ashtu me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën, Ali Ahmetin, Ramiz Lladrovcin, Gani Ramën, Selim Krasniqin dhe Emrush Xhemajlin”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë: