Lajme

Haradinaj kujton heronjtë e rënë në gushtin e vitit 1998: Para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar

08/10/2025 12:41
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar heronjtë e rënë në luftën për liri, duke kujtuar ngjarjet e fillimit të gushtit 1998, kur lufta për Kosovën kishte arritur kulmin, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se gjatë atyre ditëve, shumë luftëtarë dhanë jetën për liri, mes të cilëve Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj.

Haradinaj u shpreh i nderuar që kishte luftuar krah tyre dhe lavdëroi kontributin e tyre të paçmuar për çlirimin e Kosovës.