Lajme

Haradinaj kujton heroin Lulzim Morina-Luli: U shqua për heroizimin e rrallë

12/20/2024 13:27
nga:N K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Lulzim Morina – Luli.

Haradinaj ka thënë se Luli e nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135.

“Lulzim Morina – Luli, gjatë luftës çlirimtare u shqua për udhëheqjen, organizimin, por edhe heroizmin e rrallë. Ai e nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, në beteja heroike kundër armikut. Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e tij.

I përhershëm kujtimi për Komandant Lulin. Lavdi!”, ka thënë Haradinaj, përcjell GazetaBlic.