Lajme

Haradinaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Kishin ideale të kristalta atdhetare

09/22/2021 10:01
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 23-vjetorin e rënies.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Fehmiu e Xheva kishin ideale të kristalta atdhetare.

Postimi i plotë:

Heroizëm i rrallë. Ideale të kristalta atdhetare.

Njëzetetre vjet nga rënia e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre Fatime Hetemi e Shefqet Zeka. Lavdi!

RH