Lajme

Haradinaj kujton dëshmorët e Luftës Çlirimtare në javën e dytë të gushtit 1998

08/11/2025 10:14
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë e rënë gjatë javës së dytë të gushtit 1998 në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai përkujtoi: Halil Sejfijaj, Arben Ahmetaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani, Arton Hasanaj dhe Agron Thaqi, të cilët me heroizmin e tyre frymëzuan shumë luftëtarë dhe beteja deri në çlirimin e vendit.

“Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, theksoi Haradinaj.,