Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj.
Haradinaj ka thënë se në luftën çlirimtare Gjakova ka dhënë shumë djemë e vajza.
“Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, i fali shumë lirisë së Atdheut. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova dha luftëtarë të mëdhenj. Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë që nga mobilizimi e deri te dita e fitores” shkruan Haradinaj raporton Gazeta Blic.
Haradinaj ka shtuar se shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë.
Postimi i plotë: