Lajme

Haradinaj kujton Abedin Rexhën: Një emër i paharruar i lirisë

10/08/2026 10:13
nga:Genita C

Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin Abedin Rexha, duke rikthyer në kujtesë betejën e Qafë Mullarit, ku, sipas tij, ishin bashkë në luftë, raporton GazetaBlic.

Haradinaj e ka përshkruar Rexhën si një luftëtar trim dhe të vendosur, duke e cilësuar si një nga emrat e paharruar të lirisë së Kosovës.

“I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj.