Lajme

Haradinaj: Kujtojmë historinë e gruas shqiptare ndër shekuj, nëna Aze ishte shtyllë e fortë e luftës çlirimtare!

08/03/2024 11:33
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ‘Shqiponja e Dushkajës’ ishte në ballë të përpjekjeve për lirinë e vendit.

Haradinaj tha se kjo trevë dha më të dashurit të cilët u flijuan në mbrojtje të atdheut, raporton “Gazeta Blic”.

Kreu i AAK-së tha se në 26-vjetorin e rënies së heroinës Aze Brahimaj dhe nënës së saj Zize Syla, kujtojmë e nderojmë historinë e gruas shqiptare ndër shekuj.

“Nëna Aze ishte shtyllë e fortë e luftës çlirimtare. Me krijimin e celulave të para të UÇK-së, në Dukagjin, shtëpia e saj ishte strehë e të parëve luftëtarë që kthyen pushkët kundër armikut, përpjekje në të cilën ishte përfshirë mbarë familja Brahimaj” shkruan Haradinaj.

Ai ka kujtuar edhe dëshmorët të cilët ranë heroikisht në Jabllanicë me datën 3 gusht.

Haradinaj e përmbyll shkrimin duke thënë se “Ndriçuesi më i mirë i rrugës sonë është shembulli i të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës”

Postimi i plotë: