Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër sjelljen e udhëheqësit të seancës konstituive, Avni Dehari.
Haradinaj e ka quajtur të çuditshme dhe të papranueshme mënyrën se si ai po e menaxhon seancën plenare.
“Na ftohemi çdo 48 orë, sjellja e Deharit është e çuditshme, nuk e kuptojmë se në çfarë logjike sillet ashtu. Ajo panika e tij që me ja ndal fjalën deputetëve se po bëhet nami që një deputet po e shtojka një fjalë në foltore është e turpshme” tha Haradinaj.


