Lajme

Haradinaj kritikon Macedoncin për ushqimin e FSK-së, i quan konspiracione deklaratat e tij

11/08/2024 09:45
nga:N K

Daut Haradinaj i AAK-së, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili i ka quajtur të pavërteta dhe të nxitura deklaratat për ushqimet e FSK-së.

Haradinaj e akuzoi atë duke thënë se po bën shpërndarje të teorisë konspirative.

Ai u shpeh i shqetësuar për deklaratat e Maqendoncit, duke i konsideruar të pabaza.

“E dëgjova pak ministrin Maqedonci dhe konspiracionet e tij. Cili shërbim ka mundur të shtyjë Gjeneral Bashkim Jasharin të paralajmërojë ndërprerjen e aktiviteteve të Ushtrisë nëse nuk e zgjidhni çështjen e furnizimit me ushqim të FSK-së?” ka thënë Haradinaj, raporton GazetaBlic.

Reagimi i plotë:

 

Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe ‘ushqyen’ lajmet për ushqimin e FSK-së