Lajme

Haradinaj kritikoi partitë opozitare për mocionin, vjen reagimi i PDK-së: Iniciativë joserioze, nuk dinë me lexu Kushtetutën!

08/04/2023 13:40
nga:Y I

Sekretari i i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se PDK-ja dhe LDK-ja, janë bashkëpjesmarrëse me Kurtin në të keqen që po i ndodh vendit.

Gjoshi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se iniciativa e AAK-së për mocionin, është joserioze.

Ai tha se të njëjtit nuk kanë filluar zyrtarisht asnjë iniciativë dhe se nuk dinë ta lexojnë Kushtetutën.

“Ne kemi dhënë me kohë përgjigje për iniciativën joserioze të AAK-së që ka pas në lidhje me nënshkrimet. Ata nuk kanë filluar zyrtarisht asnjë iniciativë dhe ata nuk e dinë me lexu Kushtetutën. Zoti Haradinaj në këtë rast e di që është e pamundur të ketë një mocion mosbesimi në këto momente të suksesshëm për shkak se duhen numra në Kuvend. Ne e kemi paraqit një alternativë e cila është e realizueshme, e që është shpërndarja e Kuvendit, e cila do të na qonte në zgjedhje dhe për këtë nisme jemi duke punuar” tha Gjoshi për “Gazeta Blic”

Betim Gjoshi, PDK

Haradinaj ka kritikuar dy partitë opozitare se nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Kurtin përmes mocionit.

“Kurti duhet me shku në shtëpi dje, e jo sot, se sot vonë jemi. Dëmet janë rritë. Për këtë jam i mërzitur nga dy partitë opozitare. Sepse para se të thonë nuk i kemi numrat, ata duhet t’i japin numrat e tyre. Duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre me e çu në shtëpi Kurtin. Bile e kishim pshtu Kurtin, mos me hy në gabime të reja, në rreziqe të reja, pasojave më të mdhaja”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Pas gjendjes së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) inicioni moscion-mosbesimi ndaj Qeverisë.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”, tha Haradinaj një muaj më parë, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Haradinaj: PDK dhe LDK janë bashkëpjesëmarrës me Kurtin në të keqen që po i ndodhë vendit

Deputetja e LDK-së-Haradinajt: Ju e sollët Kurtin në pushtet, ne nuk jemi parti që bëjmë ‘filma’