Lajme

Haradinaj: Do ta transformojmë Aeroportin e Gjakovës për fluturime emergjente

01/03/2025 12:41
nga:N K

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, shkruan GazetaBlic

Sipas tij, kjo është e domosdoshme në mënyrë që udhëtarët të mos vijnë në situatë  që në pamundësi për të ateruar në Aeroportin e Prishtinës, të aterojnë në Beograd dhe Shkup.

Haradinaj thotë se për këtë qëllim, ne do ta përshtatin Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror.

“Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin”, shkroi ai.

“Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese”, shkroi tutje Haradinaj.

Postimi i plotë: