Lajme

Haradinaj: Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët

03/28/2024 10:38
nga:G C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se sa i përket kërcënimeve të  paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcënimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.

“Kërcënimet e paralajmëruara në veri, çdoherë ekziston një mundësi e tillë, pra e kërcenimeve por Kosova duhet me qenë vigjilente dhe duhet me qenë bashkë me aleatët mos me leju rrezikimin e Kosovës”.

Ndërkaq, i pyetur për anëtarësimet e Kosovës në organizatat e huaja tha se është meritë e aleatëve.

“Është pozicionim i qartë i aleatëve me avancu Kosovën mendoj përkundër pengesave që keyeministri kurti ua ka nxjerr aleatëve ata prap se prap arritën me nxjerr këtë rezultat, është krejtëisht punë e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërkaq i pyetur për kandidatin në zgjedhje, Haradinaj tha se AAK nuk e ka përcaktuar ende dhe se do shihet me kohë.

“Po, duhet me u shkarku qeveria e mënyra se si shkojmë në zgjedhje ka shumë rendësi, do e dëgjoj zotin Krasniqi, po i propozon data Kurtit e së pari duhet ta definojmë mënyrën se si shkojmë në zgjedhje, pra data pason pas procesit, duhet me u shkarku qeveria Kurti. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejtë me shpërbërje të kuvendit që kërkon 2/3 -ën eshtë kryesisht agjenda e Kurtit që i bjen PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion për mënyrën se si me ec përpara drejt zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.