Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë një koment të shkurtër mbi zhvillimet e fundit që po ndodhin në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Si rrjedhojë, sot u arrestua drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai nga Prokuroria dhe Policia po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kësisoj, ish-kryeministri Haradinaj tha se këto ndodhi janë dëshmi se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq, transmeton Paparaci.
“Kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq”, shkroi ai në Facebook.


