Lajme

Haradinaj komenton ‘kërcënimin’ e Macronit për vizat: Parashikimet nuk janë të mira

08/29/2023 13:16
nga:N M

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se “parashikimet për Kosovën nuk janë të mira”, derisa ka komentuar kërcënimin e presidentit francez Emmanuel Macron për mundësinë e rishikimit të politikave për vizat ndaj Kosovës.

Në një paraqitje për media pas takimit me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kreu i AAK-së tha se pasojat ndaj Kosovës do të rriten nëse Kosova nuk koordinohet me aleatët e saj.

“Shumë njerëz po i bëjnë thirrje qeverisë tonë me u kthy me aleatët, me Amerikën, me BE-në. Pra, pasojat do t’i rriten Kosovës. Parashikimet nuk janë të mira”, tha Haradinaj.

Ai tha se Aleanca është e gatshme të nis mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Aktualisht opozita e ka votën për të iniciuar mocionin. Shpresoj që të arrihet uniteti brenda opozitës, dhe mund të them se ‘po’ është opsion ngritja e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë”, tha kryetari i AAK-së. “Jam i bindur që në Parlament, Kurti dhe qeveria e tij ka shumë llogari për të dhënë. Shpresoj që të gjitha këto zhvillime të kenë një fund, e fundi është që të shkojë në shtëpi Kurti dhe qeveria e tij”.

Këshilli i Prindërve jep detaje për blerjen e teksteve – Dragusha: Çmimet nuk ishin të vendosura në libra / Ankesat e qytetarëve i kam adresuar në ministri