Lajme

Haradinaj: Kisha nderin ta njoh për së afërmi Shejh Beqë Asllanin, prijës fetar dhe atdhetar i mirë

09/18/2025 16:51
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Shejh Beqë Asllanit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se kishte nderin të takonte të ndjerin dhe se ai ishte prijës fetar dhe atdhetar i mirë.

“Sot iu bashkova familjes Asllani, miqve dhe të gjithë atyre që i dhanë lamtumirën e fundit. U prehsh në paqe, Shejh Beqë!”, ka thënë Haradinaj.