Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka ngritur një problematikë siç është ajo e regjistrimti të pronës, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj thotë se qytetarëve të Prishtinës iu duhet të sorollaten sa në një zyrë në tjetrën.
Ai tutje thotë se regjistrimi i pronës me arsyen se kërkohet transaksion bankar në periudhën e pasluftës është jo korrekt kur dihet se bankat pas përfubdimit të luftës nuk kanë funksionuar.
“Regjistrimi i pronës me arsyen se kërkohet transaksioni bankar në periudhën e pasluftës është jo korrekt, kur dihet se bankat pas përfundimit të luftës nuk kanë funksionuar deri në një kohë të caktuar. Kjo praktikë e tillë i lë pronat në emër të ish pronarëve (serbëve).Këto 2 tema kërkojnë trajtim urgjent dhe pa kosto shtesë!”
Reagimi i plotë:
Për regjistrimin e një prone, një qytetar i Prishtinës duhet shëtitur nga njëra zyre në tjetrën, sa në zyret e komunës në Qendër e sa në Dragodan – Arbëri, krejt kjo për një arsye shumë të thjeshtë; torturimin e qytetarëve.
Regjistrimi i pronës me arsyen se kërkohet transaksioni bankar në periudhën e pasluftës është jo korrekt, kur dihet se bankat pas përfundimit të luftës nuk kanë funksionuar deri në një kohë të caktuar.
Kjo praktikë e tillë i lë pronat në emër të ish pronarëve (serbëve).
Këto 2 tema kërkojnë trajtim urgjent dhe pa kosto shtesë!


