Lajme

Haradinaj kërkon nga Qeveria të ndalin gjobat ndaj qytetarëve

04/26/2021 14:20
nga:Q R

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për pandeminë tha se Qeveria duhet të fokusohet te sigurimi i vaksinave dhe të mos i vonojë ato.

Ai ka kërkuar gjithashtu se Qeveria duhet të sigurojë ilaçet falas deri në sigurimin e vaksinës.

“Të fokusoheni të sigurimi i vaksinave, vaksina të sigurta, pra jo me origjinë të dyshimtë dhe pa vonesë. Mos humbi kohë ju lutem. Deri në sigurim të vaksinave bëni kujdes që të siguroni ilaçet falas për pacientët me Covid. Ju e dini koston për çdo pacient. Është e rëndësishme që në kohë të pandemisë, të një krize shëndetësore të bëhet kujdes me ekonomi. Vazhdoni siguroni pako financiare deri sa të jetë pandemia. Njëkohësisht një plan për lehtësira fiskale për bizneset”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të ndalen gjobat ndaj qytetarëve dhe presioni mbi bizneset.

“Nuk është praktikë e duhur ndëshkimi financiar. Merrni kredi të buta dhe mos lejoni zbritjen e pagave e pensioneve, ose sic vepruat me zbritjen e shtesave të pensionistëve”, u shpreh Haradinaj.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk duhet të ndërpriten projektet e komunave.

“Lejoni sallat e mëdha, lejoni sallat e dasmave. Çdo sallë nuk është më e madh se kjo sallë. Hjekne orën policore. NUk ka arsye për orë policore”