Lajme

“Lulzim Kabashi tërë jetën iu kushtua vlerave”- Haradinaj kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit për kandidatin e AAK-së

09/18/2021 18:10
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook ku ka kërkuar votën e qytetarëve të Prizrenit për kandidatin Lulzim Kabashi me 17 tetor, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë se Kabashi ka përgatit një program të mirë qeverisës që ka për qëllim zhvillimin ekonomik, me fillim avancimin e infrastrukturës, zhvillimin e turizmit, zonat industriale dhe mundësinë për punësim.

Ai tutje theksoi se Kabashi është betu që do të qeverisë me qytetarët e Prizrenit me transparencë dhe në bazë të ligjit.

“Të dashur qytetarë të Prizrenit, po iu drejtohem sot nga Prizreni juaj, nga Prizreni ynë i dashur, nga kryeqendra jonë historike, shpirtërore, kulturore e fetare, po ashtu nga vendi i njerzve të zot, i njerzve të zgjuar që kanë lënë shenjë në historinë tonë jo vetëm kombëtare por edhe më gjerë. Po iu drejtohem për 17 tetor për zgjedhjet komunale, e kam për nder të kërkoj besimin tuaj për ofertën e Aleancës për programin qeverisës dhe për kryetarin tonë. Kryetari ynë, zoti Lulzim Kabashi, që është një njeri i zoti, një njeri që gjatë gjithë jetës së tij iu kushtua vlerave, atyre vlerave në të cilat beson Prizreni dhe Kosova. Ai ka përgatit një program të mirë qeverisës, që ka për qëllim zhvillimin ekonomik, me fillim avancimin e infrastrukturës, zhvillimin e turizmit, zonat industriale dhe mundësinë për punësim. Po ashtu është betu që do të qeverisë me qytetarët e Prizrenit me transparencë dhe në bazë të ligjit.Na priftë e mbara, suksese” thuhet në video-mesazhin e Haradinajt raporton Gazeta Blic.