Lajme

Haradinaj: Katër vjet e shkatërruan këtë vend – Qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet

07/15/2025 19:22
nga:Sh R

Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që shpall të paligjshëm një vendim të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me arkat fiskale, raporton GazetaBlic.

Haradinaj thotë se qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet, ku shton se Kosova do t’i vuaj këto pasoja.

“Gjykata Supreme e tha fjalën e fundit për këtë qeveri uzurpuese të institucioneve. Katër vjet e shkatërruan këtë vend, e këta katër muajt e fundit deshtën edhe me e pushtu me diktat. Qëndrimi tutje në institucione është grusht shtet. Kosova do t’i vuajë këto pasoja, por Kosova di të rimëkëmbet dhe do të rimëkëmbet”, shkroi Haradinaj.