Lajme

Haradinaj: Kandidimi i Vitisë për Prishtinën, shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit

08/17/2021 20:53
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas situatës së rënduar me Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj thotë se në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit, VV-ja, ka vendosur që Ministrin e Shëndetësisë ta kandidojë për kryetar të Prishtinës.

Ai thotë se një veprim i tillë shpërfqa fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit.

“Largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit” shkruan Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit dhe Kosova po shënon numër të lartë të rasteve me infeksion, mashtruesit kanë vendosur që ministrin e Shëndetësisë, ta kandidojnë për kryetar të Prishtinës.

Largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit.

Kjo qeveri, para interesave të ngushta politike, duhet të ketë interesat e shtetit dhe të përkushtohet në menaxhimin e gjendjes së rëndë shëndetësore në vend, që çdo ditë po merr jetë të qytetarëve.

Koston e kësaj gjendjeje, do ta paguajnë jo vetëm pacientët e stafi mjekësor, por edhe ekonomia e vendit, me masat që këta mashtrues do t’i vendosin, ashtu siç mbyllën vendin dhe shkatërruan ekonominë vitin e kaluar.

Pavarësisht nga mosinteresimi i Qeverisë, lus stafin shëndetësor në nivel vendi, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në kujdesin për qytetarët e Kosovës.
RH