Lajme

Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës në Uashington

02/07/2026 16:51
nga:Mergim Rreci

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka mirëpritur në ambientet e Ambasadës kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe deputetin Shaip Kamberi.

Personalitetet kosovare ndodhen në Uashington, D.C., me rastin e pjesëmarrjes në Mëngjesin Tradicional të Lutjeve, një ngjarje e rëndësishme që mbledh liderë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.