Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se njerëzit kanë nevojë për lajme që janë ndihmuar 4 mijë njerëz, e jo janë dënuar.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj ka thënë se ai që e dënon popullin, herëdokur do ta marrë ndëshkimin e tij, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!
Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.
Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!
RH
/GazetaBlic/