Zgjedhjet Lokale

Haradinaj: Juniku më i bashkuar se kurrë për Agron Kuçin

11/12/2021 16:37
nga:Y I

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marr pjesë në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Junik.

Haradinaj ka thënë para të pranishmëve, se me Agron Kuçin do ta kemi një fitore bindse në Junik.

Gjithashtu kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka theksuar se Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë me kultivu kaq mirë edhe traditën, mikëpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të zot ky vend.

“Juniku është ndër vendet e rralla te shqiptarët që ka ditë me kultivu kaq mirë edhe traditën, mikëpritjen si dhe atdhedashurinë dhe ka nxjerrë njerëz të Zot ky vend. Ju me të drejt krenoheni me vendin e juaj dhe na bëni krenar edhe të gjithë ne”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu, ka falënderuar qytetarët e Junikut për mbështetjen dhe kryetarin Agron Kuçi për punën e palodhshme që ka bërë.

“Kryetari Agron Kuçi e falënderoj shumë, për faktin se e ka pas më vështirë me qeverisë pasi që e ka fillu këtë komunë, e çdo fillim i ka vështirësitë e veta. Po ashtu e falënderoj, që Juniku është komunë funksionale dhe ju ofronë qytearëve të gjitha ato që ju nevojiten”, tregoi Haradinaj.

Në balotazhin e së dielës, në këtë komunë ndeshen kryetari aktual Agron Kuçi nga AAK dhe Ruzhdi Shehu nga LDK.