Lajme

Haradinaj: Jemi të gatshëm për ta shkurtuar fushatën, madje në pesë ditë, e jo dhjetë!

09/02/2021 11:39
nga:M K

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mbështetë propozimin e Lumir Abdixhikut për shkurtim të fushatës, madje edhe më shumë seç kërkoi i pari i LDK-së.

Abdixhiku thirrje krerëve politikë të vendit: Të shkurtohet fushata zgjedhore në vetëm dhjetë ditë!

Por, Haradinaj, ka thënë se si AAK janë të gatshëm që të pranojnë shkurtesë edhe më të madhe, deri në pesë ditë fushate, e jo dhjetë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Të nderuar qytetarë,
Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë.
Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10.
Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!
RH

/GazetaBlic/