Lajme

Haradinaj: Japonia, partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës

02/14/2024 20:08
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të shtetit mik.

Haradinaj ka thënë se Japonia mbetet partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës.

“Japonia si mbështetëse e madhe në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Isha i nderuar që bashkë me Anitën dhe kolegun Ardian Gjini, të jemi prezent në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të këtij shteti mik, që përkon edhe në shënimin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i ka shprehur urimet më të përzemërta Ambasadorit jorezident të Japonisë, Ryuta Mizuuchi.

“Me këtë rast, Ambasadorit jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi, i shpreha urimet më të përzemërta në këtë festë kombëtare”, është shprehur Haradinaj.