Në prag të 28 Nëntorit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën në Boletin aty ku prehet Isa Boletini.
Haradinaj ka thënë se ‘Isa Boletini ishte mishërim i krenarisë kombëtare, një udhëheqës që fatin e tij e lidhi me fatin e Atdheut’
“Ai mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ne, për të dashur dhe mbrojtur lirinë, identitetin dhe të drejtat tona, siç ai bëri me guxim dhe përkushtim të pashoq” shkruan Haradinaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në prag të ditës më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, ditën e nisa në Boletin, aty ku prehet njeriu simbol i atdhedashurisë, Isa Boletini.
Një burrë që u njoh e u respektua edhe nga kancelaritë më të fuqishme të kohës, gjithnjë në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve, që për dekada u mohua padrejtësisht.
Isa Boletini ishte mishërim i krenarisë kombëtare, një udhëheqës që fatin e tij e lidhi me fatin e Atdheut.
Ai mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ne, për të dashur dhe mbrojtur lirinë, identitetin dhe të drejtat tona, siç ai bëri me guxim dhe përkushtim të pashoq.