Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ilir Konushevcin në 28 vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj tha se ‘Ilir Konushevci është një prej figurave më të rëndësishme në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq rënia e tij mbetet fundament i shtetit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës’
“Ai është modeli i studentit që u kthye në arterie të furnizimit me armatim në luftën për liri dhe shembulli më i mirë se si një djalë i ri, në rrethana shumë të vështira, u rreshtua drejt në mbrojtje të atdheut” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
‘Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ranë së bashku për ta dëshmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe’ shkruan Haradinaj.
Shkrimi i plotë:


