Lajme

Haradinaj ia kërkoi dorëheqjen Kurtit, vjen reagimi i parë nga VV

08/15/2022 21:23
nga:G B

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas kërkesës së Ramush Haradinajt për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Këtë e ka bërë deputeti i kësaj partie, Enver Haliti.

Ai iu kundërpërgjigj Haradinajt, duke i thënë se është ai që duhet të tërhiqet nga politika.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj paska thënë që është fisnike me ditë kur me u tërheqë.

Pajtohem plotësisht që është koha ideale për të, bile pak e vonuar tërheqja e tij nga jeta politike e publike.

E shpëton veten dhe na kursen neve.